Premtohet ndihmë edhe nga Shqipëria

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndonëse nuk kanë shpresa të mëdha tek Beogradi, por më shumë në Tiranë e Prishtinë, kërkojnë mbështetje të gjerë, jo vetëm politike, për të arritur qëllimin e tyre që në listën e tyre të përbashkët që të marrin të paktën tre deputet. Mobilizimi për të votuar për ta është i rëndësishëm që të arrijnë aq vota sa duhen për të siguruar numrin e duhur.

Ndonëse nga të dyja qendrat që ata shpresojnë, për vite më shumë kanë marrë premtime, tani ata presin mbështetje konkrete. Kosova ua ka dërguar 500 mijë euro për shkak të pandemisë. Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të jashtme, Gent Cakaj, u ka premtuar se qeveria shqiptare do t’u kthejë përgjigje për ndihmën. Tani e tutje do të ketë angazhim më konkret.

Pesë parti shqiptare, jo rrallë gati të armiqësuara, janë bërë bashkë për zgjedhjet e 21 Qershorit në Serbi dhe një është për bojkotin e tyre.

Tv Klan