Shqiptarët në finalet e Kupave – TV KLAN

Shqiptarët në finalet e Kupave

Mund të ngrenë trofeun në Itali, Turqi dhe Izrael

Ky sezon ishte i suksesshëm për disa lojtarë të Kombëtares. Në Itali finalja e Kupës është e gjitha shqiptare. Lazio dhe Atalanta do të përballen për trofeun të mërkurën në stadiumin “Olimipico”. Strakosha kundër Berishës dhe Gjimshitit. Bergamaskët kërkojnë një trofe që i mungon prej 1963, i vetmi triumf.

Lazio e kërkon për të shtatën herë. Strakosha e ka këtë trofe edhe pse në sezonin 2012-2013 nuk luajti për asnjë minutë, por ishte në stol me ekipin kryeqytetas. Në Turqi është Solok Cikalleshi. Akhisarspor do të diskutojë finalen me Galatasaray. Skuadra e sulmuesit shqiptar që sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë, do të tentojë të marrë Kupën e Turqisë që e kualifikon në grupet e Europa League.

Finale e Kupës edhe në Izrael. Maccabi Netanya i Jahmir Hykës do të luajë me Bnei Yehuda. Në rast suksesi do të ishte trofeu i parë për Hykën në Izrael, ku u transferua këtë vit.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*