Shqiptari goditet me thikë pas shpine (Fotot e rënda nga vendi i ngjarjes)


Shqiptari goditet me thikë pas shpine (Fotot e rënda nga vendi i ngjarjes)

18:52 23/07/2021

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Itali mesditën e kësaj të premteje. Atjon Lopci, 26-vjeçar nga Shqipëria, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u godit me thikë nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën Gazametro. Pasi është goditur, i plagosuri ka tentuar të largohet dhe ka vrapuar për 150 metra derisa është rrëzuar në rrugën Ostiense, në hyrje të një lokali.

Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes

26-vjeçari është gjetur nga kalimtarë, të cilët kanë dëshmuar se e kanë gjetur pothuajse pa shenja jete. Aktualisht nuk raportohet të ketë pasur asnjë dëshmitar në momentin e plagosjes. Megjithatë në vijim pritet që të dalin detaje të reja.

Ajo që dihet me siguri deri më tani është fakti se shqiptari është goditur nga mbrapa, çka shton dyshimet se është kapur në befasi dhe se nuk e priste një sulm të tillë.

Policia në vendin ku u plagos shqiptari

Lopci është një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në media, shqiptari ka humbur shumë gjak teksa ka qëndruar në hyrjen e lokalit. Atje ka shkuar policia kriminale, por deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit. Po ashtu, shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë mbeten mister./tvklan.al

Policia kriminale në vendin e krimit
Policia kriminale në vendin e krimit
Vendi ku shqiptari u gjet i plagosur







Të ngjashme