Shqiptari në Itali humb jetën në aksident

Posta

Shqiptari në Itali humb jetën në aksident

08:40 03/11/2019

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Viktima është një 48-vjeçar me banim në Fossano, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në drejtimin e një automjeti Fiat 500 kur u përplas me një makinë tjetër ‘Mercedes-Benz A Class’ të drejtuar nga një grua. Në aksident u përfshi dhe një mjet i tretë tip ‘Citroen C3’.

48-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Aksi rrugor në Cuneo midis Bra dhe Fossano u mbyll për më shumë se dy orë për shkak të aksidentit.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane heton për zbardhjen e dinamikës. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT