Shqiptari përfundon në pranga, çfarë i gjetën në makinë

Shqiptari përfundon në pranga, çfarë i gjetën në makinë

22:09 11/11/2019

Një shqiptar është vënë në pranga pasi u kap me dhjetëra mijëra euro para në makinë, të cilat dyshohet se i ka fituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u pikas nga policia nga lëvizjet e dyshimta që bënte me makinë në qendër të Pistoia-s.

Kur e ndaluan, autoritetet i gjetën 10 mijë euro ‘cash’. I riu, i cili banon në Firenze, nuk mund të justifikonte origjinën e parave. Në këtë mënyrë, oficerët e policisë ushtruan një kontroll të imtësishëm në mjetin e tij.

Ata gjetën një sasi të vogël kokaine, peshore elektronike, materiale për mbështjelljen e lëndës narkotike në doza si dhe 20.000 euro të tjera. Sipas karabinierëve këto para ishin produkt i aktivitetit të pisët që merrej shqiptari.

Pas sekuestrimit të sendeve, parave dhe drogës autoritetet arrestuan shqiptarin me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi