E goditi me thikë për t’u mbrojtur nga ngacmimet e vazhdueshme të pronarit. Është kjo historia e një shqiptareje, e cila punonte si kujdestare në shtëpinë e 68-vjeçarit Antonio Amicucci, një pensionist.

Për shkak se ky i fundit e ngacmonte herë pas here, 51-vjeçarja Mide Andreu, ka marrë thikën e kuzhinës dhe e ka goditur duke i marrë jetën.

Më pas ka kërkuar ndihmë nga një fqinj dhe ky i fundit do të thërriste karabinierët për të bërë të mundur ndërhyrjen. Andreu ka rrëfyer ngjarjen sapo ka shkuar në komisariat. Ajo është transferuar në burg me akuzën e vrasjes.

Mide Andreu jetonte në të njëjtën lagje me viktimën. 51-vjeçarja ishte e martuar dhe me 3 fëmijë. Prej 3 vitesh ajo ndihmonte 68-vjeçarin me punët e shtëpisë. Por siç duket, të mërkurën (24 Nëntor) ajo nuk i ka duruar më ngacmimet e italianit.

Sipas saj, mes të dyve ka pasur një debat teksa ajo po lante enët për shkak të ngacmimeve të tepruara të Amicucci-t. Sipas mediave italiane shqiptarja ka pranuar gjithçka para autoriteteve dhe e ka goditur disa herë me thikë italianin./tvklan.al