Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit ka këshilluar shtetet që të bëjnë sa më shumë teste. Kjo gjë është shumë e vështirë, sidomos për shtetet e varfra të Afrikës.

Mirëpo duket se është një shtet që do të sjellë ndryshimin atje. Bëhet fjalë për Senegalin që po punon sëbashku me një kompani britanike për të zhvilluar një test të thjeshtë dhe të shpejtë e që do të kushtojë shumë pak.

Mirëpo është edhe një fakt tjetër që në këtë rast favorizon Senegalin. Vendi është ndër të parët që përdor klorokinën (chloroquine) për shkak të luftës ndaj malaries.

Ky ilaç po përdoret nga shumë vende perëndimore në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Qeveria senegaleze ka deklaruar se falë trajtimit me të shumë pacientë me Covid-19 janë përmirësuar ndjeshëm.

Në të gjithë kontinentin Afrikan llogariten rreth 8 000 raste të konfirmuara. Atje ekziston frika se nëse godet Covid-19 mund të ndodhë një katastrofë e vërtetë./tvklan.al