Vrasësit e tim vëllai nuk është Kakami dhe as shokët e tij por është vetë Gaxhai”, kështu ka deklaruar dëshmitari i vetëm në seancën e sotme gjyqësore ndaj Alfred Nebiut ose Kakamit me bashkëpunëtorët e tij. Bejo Bajrami ka dëshmuar rreth vëllait të tij Abdul Bajrami në Prill të vitit 1997, vrasja që prokurori Alban Kalaja ia ka autorësuar Kakamit.

Bajrami tha se vetë Gaxhai me 12 anëtarë të bandës së tij, është futur në shtëpi dhe e ka marrë atë vetë me forcë duke e mbajtur peng për pak orë diku në periferi të Vlorës. Më pas gruaja e tij kishte lajmëruar të vëllanë Avdulin i cili e kishte shoqëruar drejt vendit ku po mbahej ai peng.

Dëshmitari Bejo Bajrami tha se se kur ishte në makinë me rrëmbyesit e tij, pa të vëllanë duke u përleshur me anëtarë të tjerë të bandës. Më pas Bejo nuk e pa më dhe pasi e liruan mësoi se i vëllai sëbashku me shokët e tij që ndodheshin në makinë, pikërisht Ardian Gjini, ishin vrarë. Sipas Bejos autorët e krimit janë njerëzit e Gaxhait i cili gjykohet në mungesë.

Këtë ai e arsyetoi me faktin se ishte vetë Gaxhai që e mori me forcë në shtëpinë e tij dhe se vetë policia e Vlorës ia ka pohuar këtë ditën e vrasjes. Avokati Pëllumbi i cili mbron Gaxhain kërkoi që dëshmia e tij të mos merret parasysh pasi ai ka gënjyer. Meqënëse dëshmitarët e tjerë nuk ishin, gjyqtari Gjin Gjoni caktoi datën 24 Shkurt për rifillimin e saj. /tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj