Gjykata Administrative në Durrës shtyu sërish vendimin për projektin “Veliera”, për veprime procedurale, pasi kërkoi informacion për shoqërinë civile dhe  statusin e saj.

Shqyrtimi në  themel i akt padisë për “shfuqizimin e projektit Veliera” është kërkuar nga shoqëria civile disa muaj më parë, por kjo gjykatë ende nuk ka arritur në një vendim.

Trupi gjykues shtyu dhënien e vendimit për më 25 Janar, ndërsa të pranishëm në seancë ishin përfaqësues të bashkisë, ekspertë arkeologë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Këta të fundit të përfaqësues nga Mirela Jorgo avokate dhe Sazan Guri ambientalit,  reaguan mbi shtyrjen e vendimit.

Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e plotë të   “Veliera” me pretendimin se është dëmtuar zona arkeologjike A, gjatë  gërmimeve të kryera nga firma zbatuese, aty ku edhe dolën strukturat e shekullit të 18-të.  Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u  pezulluan në muajin Mars të  viti 2017. Seanca e sotme ishte e 9-ta që zhvillohej për këtë çështje.

Tv Klan