Shkak mungesa e drejtorit të burgut të Drenovës

Gjykata e Korçës ka shtyrë seancën e kësaj të hëne për përllogaritjen e viteve të burgut të Zani Caushit.

Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së drejtorit të burgut të Drenovës.

Sipas avokatit të Caushit, llogaritja e viteve të dënimit është një problematikë jo vetëm për klientin e tij por edhe për të dënuarit e tjerë.

Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm ka kërkuar dy herë të lirohet, me pretendimin se ka kryer 25 vite burg, është rehabilituar dhe ka për të mbajtur familjen.

Tv Klan