Partia në pushtet e Albin Kurtit humbet qytetet e mëdha

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të zhvilluar këtë të diel në Kosovë rezultoi një shuplakë për Lëvizjen Vetëvendosje, partinë në pushtet të kryeministrit Albin Kurti. Edhe pse një rezultat të ngushtë forca e tij humbi qytetet më të mëdha të vendit ku spikat triumfi i partive të opozitës. 9 komuna janë fituar nga PDK-ja e drejtuar nga Memli Krasniqi, e ndjekur nga LDK-ja e Lumir Abdixhikut me 7 të tilla. Më pas vjen AAK-ja e Ramush Haradinajt me 5 komuna dhe në fund Vetëvendosje me vetëm 4 komuna të marra vetëm në raundin e dytë.

Ajo që bie në sy është fitorja e kandidatit të LDK-së në Prishtinë Përparim Rama, i cili mori 51,07% të votave ndërsa rivali i tij, ish-ministri i shëndetësisë Arben Vitia u ndal në 48,93% të votave. Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se kjo ishte një sinjal i fortë për mbështetjen e qytetarëve.

Kujtojmë se Prishtina ishte një nga bastet e forta të kryeministrit Kurti që e përqendroi aty pothuajse të gjithë vëmendjen gjatë fushatës elektorale. Por një tjetër disfatë e Vetëvendosjes ishte një tjetër bastion i saj, Prizreni. Ai është një tjetër qytet i rëndësishëm që kalon nga Vetëvendosja nën drejtimin e PDK-së. Ka qenë i madh gëzimi i qytetarëve që dolën në rrugë për të festuar.

Edhe pse kanë mbetur shumë pak vota për të numëruar ka munguar në daljet publike kryeministri Albin Kurti.

Tv Klan