Si do të quhet sonda që do të sjellë gurë nga planeti Mars

Si do të quhet sonda që do të sjellë gurë nga planeti Mars

12:41 06/03/2020

Agjencia amerikane e hapësirës NASA i ka vendosur një emër të ri sondës që do të dërgohen në planetin Mars këtë verë. Projekti për ndërtimin e saj njihej me emrin Mars 2020.

Por nga tani të gjithë do t’i referohen si sonda Perseverance. Emri u zgjodh nga një listë e shkurtër e krijuar nga disa nxënës. Sonda Perseverance do të mundohet të sjellë gurë nga Planeti i Kuq për në Tokë.

Sonda do të mundohet të çohet në një krater ku do të kërkojë për provat më të mira gjatë misionit të saj. Shkencëtarët mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar nëse ka ose ka patur ndonjëherë jetë në planetin Mars./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi