Ufuk Bayraktar, aktori i cili u bë gjerësisht i njohur pasi u shfaq në rolin e Ramiz Karaeski (vitet e rinisë) në serialin e famshëm Ezel, po përgatitet të dalë sërish para publikut.

Aktualisht aktori ndodhet në burg, i dënuar me 6 muaj heqje lirie pasi gjatë kontrollit të policisë pas një zënke në Stamboll, iu gjet një pistoletë pa leje, për të cilën ai tha se ishte e të atit.

Kohën në burg aktori mësohet se e ka shfrytëzuar për të shkruar skenarin e një filmi, rolin kryesor të të cilit pritet ta luajë vetë.

Gjithçka është konfirmuar për “Hurriyet” nga i vëllai, Ugur Bayraktar, i cili tha se: “

Ufuk do të lirohet me 3 ose 5 Mars. Temën kryesore të filmit e ka shkruar në burg dhe na e ka dhënë. Ne po përpiqemi të përfundojmë skenarin. Dëshirojmë që hapjen e filmit ta bëjmë me pamjet e daljes së tij nga burgu. Për marrjen e lejeve të nevojshme jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministritë.

/tvklan.al