Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj i është përgjigjur pyetjeve që fansat i kanë bërë në rrjetin social Instagram.

Një nga pyetjet që një fans i ka drejtuar është sesi e pritën prindërit e saj ndarjen nga Aleksi dhe lidhjen me Mark Frrokun.

 “Si çdo familje që e dëgjon ndarjen. Mërzi, trishtim etj. Por ama shumë mbështetje. Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kur vetëm. Kam parë prindër që hiqen si të “emancipuar” dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”, ishte përgjigjja e Rudinës./tvklan.al