Si ecën procesi i vaksinimit në Kosovë



Si ecën procesi i vaksinimit në Kosovë

10:20 05/06/2021

2915 doza të vaksinës kundër Covid-19 u janë dhënë qytetarëve të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri tani janë dhënë 75,553 doza në total, njofton Klan Kosova.

“Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 1.511”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të këtij viti pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19./klankosova







Të ngjashme