Akuza prokurorisë e gjykatës për lirimin e trafikantëve

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe policia pranon se gjatë vitit 2019 pati tendencë në rritje për kultivimin e kanabisit.

Kjo tendencë, tha drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu gjate raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, është edhe këtë vit, por edhe goditja e policisë, sipas tij, ka qenë më e madhe.

“Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar”.

Por teksa në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme flitet me shqetësim për rritjen e sipërfaqes së kultivuar me kanabis vitin e shkuar, kryepolici akuzon prokurorinë e gjykatën për lirimin e trafikantëve.

“Numri i personave qe kemi arrestuar në flagrancë për kanabisin në kultivim e sipër që qëndrojnë në burg është shumë i ulët. O janë detyrim paraqitje, o kanë dalë arrest shtëpie, o i’u është pushuar çështja. Trajtimi që iu është bërë më mbapa në gjykatë ose gjatë fazave të hetimit, këta zotërinj ose janë arrest shtëpie ose detyrim paraqitje ose janë rrugës”.

Kreu i policisë foli edhe për debatin mbi legalizimin e kanabasit në vendin tonë. Ai tha se kjo është një çështje që i takon ligjvënësve dhe në rast të miratimit, uniformat blu do të zbatojnë vetëm ligjin.

Tv Klan