Si kontrollohet kufiri i gjelbër me Greqinë

Si kontrollohet kufiri i gjelbër me Greqinë

15:52 26/05/2019

Fshati Kakavijë që kufizon Shqipërinë me Greqinë ka qenë shpesh rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në vendin tonë me synim vendet e Europës Qendrore.

 “Prej 22 Majit shërbimet e frontexit janë vendosur në kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Salla e komandimit përbëhet nga 6 oficerë të Frontex dhe 1 shqiptar që kontrollojnë të gjitha lëvizjet që ndodhin në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.”

Në të gjithë kufirin e gjelbër me Greqinë operojnë 50 oficerë të huaj, ku 21 prej tyre janë dislokuar në  pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë paradites dy oficerë gjermanë patrullojnë në perimetrin, ndërsa një tjetër kujdeset për kontrollin e dokumentave. Puna më e vështirë është gjatë natës. Tv Klan ndoqi  nga afër patrullën e oficërevë çekë dhe atyre austriakë.

 “Oficerët çekë të Frontex janë duke kryer kontrolle në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë në fshatin Kakavi, atje ku emigrantët në mënyrë ilegale hyjnë drejt Shqipërisë”.

Muajt e fundit ka patur një rritje të fluksit të emigrantëve afganë apo sirianë që përdorin shqipërinë si rrugë kalimi për në vendet e BE-së.

 “Jemi në krahun lindor të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, saktësisht në vendin e njohur si posta e mullirit, atje ku dy oficerë austriakë dhe një shqiptar ,po monitorojnë kufirin ”.

Efekt oficerët sinjalizojnë me dritë dore dhe efekt Radio e shefit në makinë

Kufiri i gjelbër është një sipërfaqe me qindra hektarë tokë dhe për ta mbajtur nën kontroll duhen pajisje të sofistikuara.

 “Për të bërë të mundur identifikimin e emigrantëve, oficerë të Frontex janë duke përdorur dylbi termike dhe pajisje të tjera speciale”.

Në katër mujorin e parë të 2019, në mënyrë të jashtëligjshme kanë hyrë 2820 emigrantë nga Greqia drejt vendit tonë. Përveç ndalimit të klandestinëve, puna e Frontex është përqëndruar edhe në luftën ndaj trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë, nëse do të jetë nevoja në Shqipëri do të mbërrijnë të tjerë oficerë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT