Opinion-Prej një viti tashmë Shqipëria po qeveriset nga koalicioni i djathtë që përfaqësohet në qeveri nga kryeministri Sali Berisha.

Pikërisht këto muaj qeverisje dhe perceptimi i saj në publik ishin tema e diskutimit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Për të diskutuar rreth saj ishin të ftuar në studio dy përfaqësues të PD Lulzim Basha e Ridvan Bode si dhe përfaqësuesit e PS Blendi Klosi e Shpëtim Idrizi.

“Mendoj se është një moment i rëndësishëm për të reflektuar të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë të Shqipërisë. Raporti për qeverisjen në vend është i pari raport që del pas firmosje së marrëveshjes së stabilizim asocimit. Në tërësi vlerësimet i konsideroj pozitive dhe inkurajuese për qeverinë”, tha Bode.

“Raporti shpreh shqetësim për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria dhe demokracia në vend. Raporti është shumë pesimist, është shkruar nga evropianët dhe na lë në të njëjtat dispozita  të pafavorshme për pënyrën se si jemi qeverisur”, tha Klosi./tvklan.al

Të ftuar: Lulzim Basha, Ridvan Bode, Blendi Klosi, Shpëtim Idrizi.