Si të kujdeseni për bimët në shtëpi gjatë kësaj periudhe

Planting a plant with gardening tools on fertile soil texture background seen from above, top view. Gardening or planting concept. Working in the spring garden.

Si të kujdeseni për bimët në shtëpi gjatë kësaj periudhe

14:45 21/05/2020

Me fillimin e verës, shumë bimë verore lulëzojnë në maksimum. Por temperaturat e larta shpeshherë dëmtojnë gjethet dhe ndalojnë rritjen e tyre. Disa bimë që e duan diellin si kaktusi apo aloe vera mund t’i rezistojnë nxehtësisë, por bimë të tjera përjetojnë një periudhë të vështirë.

Por janë disa mënyra se si mund të kujdeseni për bimët në shtëpinë tuaj gjatë kësaj periudhe.

Gjatë sezonit të verës, milingonat mbushin lulet ose frutat në kopshtin tuaj. Këto milingona qëndrojnë mbi lule dhe mund t’i prishin, pasi ato të kenë lulëzuar. Për të bërë të mundur eleminimin e tyre përdorni një spray për të bërë të mundur largimin e tyre.

Ndonjëherë, për shkak të nxehtësisë, bimët ndalojnë rritjen dhe gjethet e tyre fillojnë të bëhen të verdha. Kjo do të thotë që bima juaj mund të mos mbijetojë javët e ardhshme. Por ajo që ju duhet të bëni është të spërkasni bimën me shafran dhe ujë.  

Shumë e rëndësishme është edhe ujitja e tyre, por duhet që uji të depërtojë deri në shtresat më të thella të tokës. Kjo për shkak se temperaturat e larta, mund ta bëjnë procesin e avullimit më të shpejtë.

Plehrat kimike janë thelbësorë për të stimuluar rritjen e një bime. Por gjatë temperaturave të larta, bima mund të mos jetë në gjendje të marrë përfitimin e duhur prej tyre. Prandaj shmangini përdorimin e tyre gjatë temperaturave të larta./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo