Të gjithë e dimë se hudhrat kanë veti kuruese dhe janë të mira për shëndetin, por kur vjen puna për ti qëruar, hezitojmë. Në po ju tregojmë një mënyrë shumë të shpejtë sesi ti qëronin, pa u munduar.

Valentina, nga Toronto, Kanada, ka publikuar një video nërrjetin social Twitter, ku tregon mënyrën sesi ajo i qëron hudhrat. Më njërën dorë ajo mban kokrrën e plotë të hudhrës dhe me dorën tjetër me një thikë të vogël e fut brenda çdo thelb hudhre dhe bën të mundur qërimin e tyre.

Video e postuar të dielën, ka marrë mbi 14.2 milion shikime në mediat sociale, si dhe mijëra komentues të cilët janë mahnitur: “Çfarë lloj “magjie” është kjo?

“Është tepër vonë për mua. Shpresoj që brezat e rinj të mund të përfitojnë”, shkruan një e moshuar.

“Jam 33 vjeçe. Kam humbur shumë vite të jetës sime pa e ditur këtë gjë…

Shumë persona që e kanë parë videon nuk kanë nguruar ta provojnë, por disa prej tyre nuk ja kanë dalë dot. Ata kanë thënë se ndoshta thika që duhet të përdoret duhet të jetë shumë e hollë në majë./tvklan.al