Detaje të reja dalin nga operacioni i Guardia Di Finanza në Itali mbrëmjen e 31 Dhjetorit që çoi në sekuestrimin e një gomoneje me 600 kilogram kanabis sativa. Sipas të dhënave që japin autoritetet italiane të cilat kanë publikuar edhe pamje të operacionit në pranga është vënë një 54 – vjecar shqiptar nga Vlora, për të cilin jepen vetëm inicialet A.G. Në pranga u vu edhe një bashkëpunëtor i tij italian 37 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gomonia më lëndën narkotike u pikas në kalin e Otrantos nga njësitë e kufirit të Guardia di Finanza.

Ato kanë thirrur në ndihmë edhe forcat e operacionit “TRITON 2017” të agjencisë “Frontex”. Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm, pasi pavarësisht ngarkesës lëvizte me shpejtësi. Pas ndalimit në bord u gjetën 41 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 605 kg vlera të cilës arrinte në 6 milionë euro.

Ndërsa mbrëmjen e së shtunës në Salento u kap një tjetër gomone me 1.7 ton kanabis, në bordin e së cilës ishin 3 të rinj nga vlora. Sipas një llogarie që bëjnë mediat italine gjatë vitit 2017 janë sekuestruar në brigjet italiane 36 ton kanabis. Në pranga janë vënë Janë arrestuar 52 skafistë dhe 26 persona të tjerë bashkëpunëtorë.

Tv Klan