Secili prej të ftuarve këtë të enjte në “Opinion” dha mendimin e tij sesi mund të zgjidhjet ngërçi politik mes mazhorancës dhe presidentit. Mendimet e secilit prej tyre, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i shënoi në një tabelë që kishte vendosur në studio.

Andi Bejtja: Të bëhet një marrëveshje që t’i përmbysë risitë dhe hetim i shpejtë.

Preç Zogaj: Të vijojë procesi për Gjykatën Kushtetuese dhe të pritet opinioni i Komisionit të Venecias.

Luan Rama: Të anulohet ligji për betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, që bëhet edhe jashtë Presidencës. Mazhoranca ta pranojë kthimin e këtij ligji nga Presidenti dhe të pritet opinioni i Venecias.

Alfred Peza: Të vijojë procesi për Gjykatën Kushtetuese siç është tani.

Mentor Kikia: Të anulohet ligji për betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe të pritet opinioni i Venecias.

Armand Shkullaku: Dorëheqje e Metës dhe front opozitar sepse jemi në rrethana jo normale./tvklan.al