Zjarrfikësit në luftë me zjarrin prej 20 orësh

Sicilia është nën pushtetin e flakëve këtë të shtunë. Sipas gazetës italiane La Repubblica plot 162 vatra aktive kanë shpërthyer deri më tani në jug të Italisë dhe 38 zjarre janë pranë zonave urbane.

Ndërsa zjarrfikësit raportojnë mediat italiane janë ndjerë të rraskapitur pas 20 orësh betejë me flakët. Për shkak të temperaturave të larta të cilat shënojnë 40 gradë dhe erës që po fryn  në ishull ka nxitur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërhyrjet nga ajri aktualisht po vazhdojnë në rrethinat e Palermos. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në bimësi. Gjithsesi në Catania situata po kthehet në normalitet.

150 banorë u evakuuan pasi rrezikoheshin nga flakët, ndërsa shumë prej të cilëve tashmë do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. Numri i dëmeve tani mes pyjeve që janë shkatërruar, kostot e ndërhyrjeve, dëmtimit, vlerësohet se i tejkalon dhjetë milionë euro.

Klan News