Mediu në SHBA: Rrezik potencial nga Kina dhe Rusia

Siguria e Rrjetit 5G në Ballkan dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kineze dhe ruse në këtë treg, ishte tema e forumit të organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë dhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu, në cilësinë e bashkëkryetarit të këtij Forumi për Sigurinë.

Gjatë këtij takimi, Mediu i cili edhe më herët në takimet që zhvilluar në vendet e rajonit, si Kosovë, Mal i Zi, etj, është shprehur mbi këtë rrezik potencial, theksoi se Shqipëria është duke punuar në bashkërendim me aleatët e saj amerikanë, në forcimin e kapaciteteve dhe teknologjisë 5G.

Mbi 1 miliard Dollarë investime parashikon projektligji që kanë propozuar një grup senatorësh amerikanë në përshpejtimin e ndërtimit të rrjeteve 5G dhe avancimin e kësaj teknologjie, në mënyrë që të përdoret në fushat më jetike të shoqërisë, qoftë në banka, spitale, hoteleri, telefona privatë, por edhe në shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Tv Klan