Dy ditë para hedhjes në grevë të përgjithshme, sindikalistët e arsimit kanë kërkuar sot ndërmjetësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Kulturës, Limoz Dizdari, për të detyruar Qeverinë të plotësojë kërkesat e tyre. Dizdari u ka dhënë të drejtë sindikalistëve përsa i përket kërkesës për uljen e taksës së solidaritetit që paguajnë arsimtarët për forcat e rendit.

Pas bisedimeve me sindikalistët e arsimit, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Shkencës, z.Dizdari, ka diskutuar për kërkesat e grevistëve me Ministrin e Arsimit, z. Et’hem Ruka, Ministrin e Financave z.Anastas Angjeli dhe me Ministrin e Punës dhe Çeshtjeve Sociale, z.Kadri Rrapi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame