Në Thumanë dhe Durrës si dy zonat më të prekura nga tërmeti kanë nisur të instalohen 200 çadrat e para për strehimin e familjeve, shtëpitë e të cilëve janë më të dëmtuarat dhe përbëjnë rrezik ose janë kthyer të pabanueshme.

Forcat e ushtrisë që janë shpërndarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti kanë ngritur këto streha për akomodimin sa më të shpejtë të familjeve.

Dhjetëra forca ushtarake kanë mbërritur nga Kosova pak orë pas tërmetit.

Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të kërkim–shpëtimit urban, një ekip me qen të stërvitur për situata të tilla si dhe një ekip i mjeksisë.

Tv Klan