Presidenti Ilir Meta pasi mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut në ambientet e Katedrales Katolike në ndihmë të fëmijëve talasemikë pati një prononcim të shkurtër për mediat.

Kreu i shtetit u pyet edhe rreth situatës politike në Kosovë, në një moment ku e gjithë bota po përballet me koronavirusin.

Meta nuk komentoi lëvizjet e fundit politike, por theksoi se duhet përgjegjësi maksimale që edhe në Kosovë të jetë prioritet shëndeti i qytetarëve.

“Nuk kam asnjë koment, urojmë më të mirën për përgjegjësi maksimale në këto momente edhe në Kosovë. Është e rëndësishme që edhe atje si kudo të jetë prioritet shëndeti i të gjithë qytetarëve. Megjithatë ata janë sovran në vendimet e tyre sa i takon aspekteve të tjera. Për ne është parësor shëndeti i vëllezërve tanë atje, së dyti është parësore stabiliteti dhe normaliteti. Për këtë përgjegjësinë e kanë aktorët atje”, tha Meta./tvklan.al