Moti i keq, probleme në disa rrugë


Moti i keq, probleme në disa rrugë

09:21 27/09/2022

Në Durrës ndalohet dalja e mjeteve të vogla në det

Rebeshet e shiut dhe era e fortë që ka përfshirë vendin prej së hënës ka shkatkuar probleme të shumta, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Situata më e vështirë është krijuar në Pukë, ku rreshjet me intensitet të lartë kanë bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtrati duke prishur disa ura dhe ndërprerë lidhjen mes fshatrave.

Për pasojë, rruga  Qelez- Ukth – Maja e Mirgës në qarkun e Shkodrës është dëmtuar totalisht, ndërsa ka rëshqitje të trupit të rrugës Kabash- Memaj- Buhot dhe në rrugën Bicaj-Blinisht- Krovë.

Si pasojë e motit të keq, edhe disa rrugë të Bashkisë  së Shkodrës, patën problem nga vërshimi i ujit dhe inerteve. Situatë e ngjashme ishte edhe në Mirditë, ku disa rrugë u mbuluan nga inertet dhe u desh ndërhyrja e mjeteve të rënda. Po fatmirësisht, ndryshe nga sa ishin parashikimet, situata në zonat urbane nuk shfaqi problem.

Edhe pse në Lezhë, reshjet e shiut arritën në 60 milimetra rrugët e qytetit janë pa prezencë uji. E njëjta gjë edhe në Shkodër, Durrës e Dibër. Në zonat bregdetare, problem ka qenë era e fortë, e cila ka gjeneruar dallgëzim deri në 8 ballë. Kapiteneria e Durrësit ka ndaluar daljen në det të hapur për mjetet e vogla, ndërsa ka vijuar normalisht lëvizja e anijeve të tonazhit të rëndë dhe trageteve.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar se era do të mbetet problematike edhe përgjatë të mërkurës, ndërsa reshjet e shiut me intensitet të ulët do të vazhdojnë deri në fundjavë.

Tv Klan












Të ngjashme