Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë nesër në një takim liderin e opozitës Lulzim Basha për të biseduar për situatën politike në vend.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili tha se “Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike.”

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, tha Blushi.

Megjithëse mori një refuzim publik nga kryeministri Edi Rama i cili i tha Metës se “Kemi zgjedhje, jam i zënë”, Blushi tha: “Duke qenë në dijeni që Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.” /tvklan.al