Normalizohet kalimi në disa akse rrugore

Është normalizuar situata në disa akse rrugore në veri të vendit pas reshjeve të dendura të një dite më parë. Autoriteti Rrugor njofton se në aksin Bajram Curri-Fierzë qarkullohet normalisht.

Ndërkohë në aksin Sopot-Kam, qarkullohet vetëm me mjete të vogla, kurse mjetet e transportit publiK nuk mund të kalojnë, për arsye sigurie pasi rruga nuk është pastruar tërësisht.

Njoftohet se Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.

Emergjencat Civile bënë të ditur po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë. Ndërsa në portet e Durrësit dhe Vlorës anijet e vogla nuk lejohen për lundrim.

Tv Klan