Moti i keq që ka përfshirë jugun e vendit ka krijuar një situatë të rënduar në det, duke bërë që trageti i linjës Brindizi-Vlorë të mos vinte në port sipas grafikut të paracaktuar.

Dallgët e mëdha dhe stuhia ka bërë gjithashtu që pjesa më e madhe e mjeteve lundruese të mos lejohen që të dalin në lundrim, deri në një urdhër të dytë.

/tvklan.al