Skandal në Indonezi, kryhen testime me tamponë të ripërdorur në aeroport


Skandal në Indonezi, kryhen testime me tamponë të ripërdorur në aeroport

15:41 05/05/2021

Një firmë farmaceutike akuzohet se ka kryer testime në aeroport me tamponë të ripërdorur

Disa punonjës të një kompanie farmaceutike janë arrestuar në Indonezi me dyshimin se kanë larë dhe rishitur tamponët e Covid-19.

Deri në 9,000 pasagjerë në një aeroport në Medan mund të jenë testuar me tampon te ripërdorur. Kompania shtetërore Kimia Farma po përballet me një proces gjyqësor. Policia bëri të ditur se mashtrimi kishte ndodhur që nga dhjetori i kaluar në aeroportin Kualanamu në Medan, Sumatra Veriore, por që u zbulua më vonë.

Autoritetet e aeroportit kishin përdorur pajisje të testimit të shpejtë të furnizuar nga Kimia Farma. Pas ankesave nga pasagjerët se ata kishin marrë rezultate false, policia dërgoi një oficer të fshehtë për t’u paraqitur si pasagjer. Kur atij iu bë tampon mori një rezultat pozitiv të testit, oficerë të tjerë u futën dhe bastisën vendin  ku kryheshin testimet para se pasagjerët të hipnin në avion.

Pesë punonjës të Kimia Farma  duke përfshirë menaxherin e kompanisë Medan  u arrestuan. Të dyshuarit akuzohen për thyerje të ligjeve të shëndetit dhe konsumatorit. Media lokale tha se autoritetet kanë përpiluar raporte nga 23 dëshmitarë dhe  se fitimi nga mashtrimi vlerësohet të jetë rreth 1.8 miliardë Rupiah ose 124,800 dollarë.

Kimia Farma, me seli në kryeqytetin Xhakarta ka shkarkuar stafin dhe premtoi të forcojë kontrollet.

Klan News






Të ngjashme