Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një vajzë, e cila i ka munguar prej kohësh Shqipërisë. E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Prej 3 vitesh qëndrim në Londër, Kleoniki Delijorgji i është dedikuar plotësisht muzikës. Dje ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Purify’ dhe shprehet se do sjelljë dhe shumë projekte të reja në vazhdim.

Ajo ka treguar edhe arsyen pse e fshiu videoklipin qe kishte publikuar me Alban Ramosaj në 14 Shkurt, për Shën Valentinin. Ata zyrtarizuan edhe lidhjen e tyre me këtë videoklip, ku kishte skena të nxehta dhe puthje pasionante.

Rudina Magjistari: Ke publikuar më herët një këngë me Alban Ramosaj dhe është fshirë, nuk e shohim më në rrjetet e tua sociale.

Niki Delijorgji: Është fshirë sepse në fakt atë këngën e kemi krijuar me shumë dashuri dhe ishte shumë e bukur si fillim, por ngaqë unë kisha shumë ankth për të dalë si këngëtare në publik dhe jam munduar ta komercializoj shumë si këngë dhe e kam prishur gjatë procesit të bërjes dhe gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar në fillim, janë mërzitur kur e kanë parë rezultatin sepse i ka pëlqyer shumë në fillim dhe pastaj, thjesht ndihej i gjithë tensioni dhe puna që është hedhur, edhe klipi nuk më përfaqësonte mua si person, nuk është realizuar ashtu siç unë do doja, unë jam shumë perfeksioniste edhe e kam bërë me shumë shpejtësi thjesht se isha shumë e fiksuar se do e nxjerr në datën 14 Shkurt. Ishin shumë gjëra bashkë që më bënë të them ok do filloj nga e para. /tvklan.al