Ish-trajneri i Partizanit zëvendëson Orges Shehin

Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Klubi nënkampion zyrtarizoi ish-teknikun e Partizani pak orë pasi njoftoi largimin e Orges Shehit.

Prezantimi i Gegës do të bëhet të hënën dhe do të nisë menjëherë punën me ekipin që do të përgatitet për pjesëmarrjen në Europa Ligë.

Skënder Gega kthehet në kampionatin shqiptar pas suksesit që arriti me Partizanin në sezonin 2018-2019, kur e shpalli kampion pas 26 vitesh pritje.

Tv Klan