Vendos goli i Bregut në fund të takimit

Goli i Dejvi Bregut vendosi një tjetër fitore të Skënderbeut në kampionat. Sulmuesi i korçarëve realizoi në minutat e fundit në përballjen me Flamurtarin që u mbyll me rezultatin 1-0.

Një sukses që i jep pikë të rëndësishme Skënderbeun. Për Flamurtarin ishte një tjetër takim pa pikë që e vështirëson shumë pozitën. Skuadra vlonjate renditet e fundit në klasifikim dhe rrezikon rënien pasi në 19 javë ka marrë vetëm 6 pikë.

Ndeshja tjetër e së shtunës mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll pa gola. Edhe pse ka kaluar gjysma e kampionatit ekipet janë pranë me njëri-tjetrin me pikë.

Tv Klan