Deputetët socialistë të Tiranës do të nisin fushatën e tyre të Kushtetutës për të bindur elektoratin që të votojnë pro Kushtetutën më 22 Nëntor. Kjo është vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar socialistë të kryeqytetit. Gjithashtu është përcaktuar skema e lëvizjes së deputetëve në 19 zonat elektorale. Ministri i Informacionit Ulqini do të zhvillojë takime me banorët e Bathores, Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga në zonën e Kinostudios, Ministri i Arsimit Ruka në Laprakë, Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik në Selitë e ndërsa Ministri i Financave Angjeli në lagjen “Ali Demi”. Parlamentarët socialistë të Tiranës kanë vendosur të monitorojnë procedurat e organizimit të referendumit duke filluar me verifikimin e listave të votuesve, përcaktimin e qendrave dhe komisionit të votimit.

Pamje nga mbledhja e grupit PS, socialistët e Tiranës, Fatos Nano, Hamdi Jupe, Kastriot Islami./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili