Gara mes nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump është shumë e ngushtë dhe ende është e vështirë të thuhet se kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale. Një sondazhi i kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena tregon se Trump është një për qind përpara Harris.

Përkatësisht ish-presidenti sipas këtij sondazhi ka një mbështetje prej 48 % kundrejt 47% që ka Harris. Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë Harris, ndërsa mendimet e tyre për ish-presidentin janë kryesisht të përcaktuara.

Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thonë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta në rrjetin televiziv ABC News.

Tv Klan