Sytë e të gjithë amerikanëve si dhe botës të martën do të jenë në debatin e parë presidencial që do të zhvillohet mes dy kandidatëve për president në SHBA.
Faqja e lajmeve Politico shkruan se këshilltarët e Trumpit i kanë kërkuar prej javësh që gjatë fushatës të fokusohet tek kritikat ndaj politikës së Partisë Demokratike, por ish-presidenti po përqëndrohet tek sulmet personale.
Ndaj, bashkëpunëtorët e tij janë të shqetësuar dhe thonë se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të humbasë durimin dhe të nisë edhe gjatë debatit sulme personale ndaj kundërshtares së tij.
Gjatë debatit televiziv me Joe Biden, Trump shpesh ironizionte gjendjen fizike të presidentit por mediat paralajmërojnë se Kamala Harris është një kundërshtare më e fortë politike.
Brett Doster, një konsulent politik republikan në Florida, thotë se Trump duhet të qëndrojë larg sulmeve personale dhe në vend të kësaj ai thjesht duhet të kritikojë administratën e Biden për çështje të tilla si kufiri dhe ekonomia.
Jo vetëm që Trump po përballet me një kundërshtar të ri, por ai po hyn në debat në një pozicion të pakëndshëm pasi gara deri më tani është shumë e ngushtë.
Tv Klan