Astrologjia Chrisanthy Kalogeri ka bërë parashikimin për shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave.

Dashi-Një javë shumë e mirë për ju. Me kalimin e Mërkurit në shenjën e Virgjëreshës keni mundësi të organizoni më mirë jetën tuaj të përditshme, punën dhe të bëni një programim që do të sjellë rezultate shumë frutdhënëse. Kjo javë, por sidomos periudha nga e mërkura deri të premten ju sjell mundësitë për të gjetur mbështetjen e duhur që do të përmirësojë kushtet tuaja në punë, shtëpi apo vendet ku veproni dhe jetoni. Kujdes, nga e mërkura deri të premten, me qëllim që mbështetja që do të gjeni të mos jetë vetëm premtime dhe fjalë , por rezultate n zgjidhjen e problemeve. Fundi i javës sjell shanse unike për jetën tuaj personale, për të gjetur personin me të cilin do krijoni një lidhje emocionale, apo nëse do t’i hyni një histori dashurie. Keni mundësi të bëni një bashkëpunim financiar që do të jetë shumë frytdhënës.

Demi-Për këtë javë është momenti të përqendrohet në jetën e tij personale, tek të dashurit, ose në realizimin e një vepre ose një investimi. Ky do të jetë një nga preukopimet e tij, pra jeta personale dhe krijimtaria e tij duke filluar që sot dhe deri në datën 26. Nga e mërkura deri të premten do të kemi shanse shumë të mira të rrisni të ardhurat tuaja, por kujdes sepse shpenzimet që ju mund të bëni thjesht për të kënaqur dëshirat tuaja apo të dashurit tuaja mund t’ju nxjerrin jashtë planit të fitimit dhe në të ardhmen mund t’ju mungojnë këto para. Pra evitojmë ekzagjerimet gjatë këtyre ditëve. Mund të gjeni zgjidhje për një problem ekonomik që do t’ju çlirojë. Idealja për ju do të ishte fundi i javës, pra e shtuna dhe e diela, ku përmes punës mund të fitoni mirë, ose të krijoni kontakte, biseda, të cilat do t’ju japin shanse të rrisni të ardhurat tuaja dhe t’ju çlirojnë nga një ankth që mund t’ju ketë pushtuar.

Binjakët-Një periudhë shumë e mirë për ju, për përparimin tuaj. Është periudha duke filluar nga sot deri në datën 26 do të gjeni më mirë veten, do të përkushtoheni më tepër në çështjet që kanë të bëjnë me familjen, pronat, ose me një ripërtëritje të psikologjisë suaj. Nga e mërkura deri të premten keni shansin të zgjidhni një çështje që ju preukopon, një çështje familje, të përfitoni nga prona ose të merrni mbështetjen e njerëzve nga familja juaj dhe të përfitoni nga kjo mbështetje gjithsesi. Jeni të kënaqur me ato që merrni dhe nuk është momenti të kërkoni më shumë se çdo kërkesë më tepër do të konsiderohet si një pretendim. Ideale për jetën tuaj erotike dhe për zhvillime që kanë të bëjnë me një plan i cili ka të bëjë me një krijimtari tuajën ku ju vendosni dhe talentin tuaj do jetë e shtuna dhe e diela. Do kaloni bukur me të dashurit tuaj, mund të takoni njeriun tuaj të zemrës dhe do të krijoni një lidhje që nuk ju premton se do të jetë e shtruar dhe do të jetë e lehtë, por gjithsesi mund të bëni një fillim të mirë.

Gaforrja-Është momenti që përmes kontakteve, bisedave, takimeve, përditshmërisë suaj të promovoni punët dhe të promovoni planet tuaja. Mund të gjeni mbështetjen e duhur dhe nuk është nevoja ta deklaroni ose të flisni me të tjerët ose të thoni planet që mund të keni për hapin tuaj të mëtejshëm, i cili mund të jetë pak më afatgjatë. Gjithsesi përfitoni nga këto 3 ditë, dhe akoma më tepër përfitoni nga fundi i javës që ju sjell afër me njerëzit e familjes, me njerëzit e afërm, me një sukses që mund të vijë nga familja, prona, ose një mbështetje e fuqishme. Mund të kaloni bukur ose mund të ndjeni një ripërtëritje të brendshme të vetes suaj. Do të kaloni momente të bukura në intimitet dhe gjeni mbështetjen e duhur në fund të javës.

Luani-Kryesorja për ju, preukopimi për ju nga sot deri në datën 26 do të jetë arritja e synimeve dhe qëllimeve tuaja që do të kenë reflektim në sferën financiare. Qëllimi juaj dhe preukopimi juaj do të jetë sfera financiare ku kjo do vijë përmes arritjeve të synimeve tuaja. Nga e mërkura deri të premten jep shanset që të gjeni mbështetjen e duhur, të gjeni një grup njerëzish që do t’ju ndihmojnë në arritjen e suksesit dhe që do të sjellë rezultate në sferën financiare, ose të gjeni mbështetjen e një njeriu të fuqishëm. Fundi i javës është ideal për të dalë, për të pasur takime, kontakte dhe përmes zgjerimit të mjetit tuaj social do të arrini dhe suksesin që kërkoni në sferën profesionale, karrierën dhe që do të reflektojë deri në sferën financiare.

Virgjëresha-Një periudhë shumë pozitive për ju. Përfaqësuesi juaj Mërkuri sot kalon në shenjën tuaj. Do të ndiheni më të sigurt për veten dhe më të sigurt për mënyrën si do veproni dhe si do të paraqisni jetën sociale. Data 11 deri më 13, nga e mërkura deri të premten është ideale për zhvillimin tuaj social, për karrierën tuaj, por nuk është nevoja të kërkoni me insistim diçka që mendoni se ju takon pasi ndoshta premtimet këto ditë mund të jenë më të mëdha se ato që prisni. Është më mirë që bisedat t’i bëni me takt dhe të merrni rezultatin e duhur. Fundi i javës është ideal për ju në sferën financiare dhe do të vijnë të ardhura nga puna, ose një ngritje në detyrë që mund të merrni këto javë mund të ketë shtime në sferën financiare.

Peshorja-Periudhë ideale! Afërdita në shenjën tuaj krijon kushtet ideale që ju me komunikimin tuaj të këndshëm dhe mënyrën tuaj të sjelljes e cila është delikate të përfitoni, të bëni plane për të ardhmen. Kështu që kjo javë mund të përfitoni në çdo drejtim për të gjetur një mbështetje që do ju ndihmojë në planet tuaja dhe karrierë. Karriera kalon në një periudhë që ka shumë pretendime dhe kërkesa të larta. Nga e mërkura, por kryesisht fundi i javës është ideal në lidhje me planet që keni në të ardhmen.

Akrepi-Një periudhë ku kjo javë do ju ndihmojë në sferën financiare, në mbështetjen që ju kërkoni, një mbështetje financiare që do të realizojë qëllimet dhe synimet tuaja. Kujdes nga e mërkura deri të premten, vetëm në ato implikimet financiaret që mund të keni me një njeri nga rrethi juaj sot. Nëse nuk jeni të sigurt për këtë këmbim financiar. Nëse doni të merrni një hua dhe nuk do i jepni pas lekët, ose nëse dikush ju kërkon dhe e dini që nuk do i merrni pas, më mirë mos veproni. Përpiquni të merrni vendimet e duhura. Ideale është fundi i javës për të bërë biseda intime, më diskrete, jo në kuptimin e keq të fjalës, por pa të tjerët, me qëllim që të merrni mbështetjen e cila do të vijë nga një bashkëpunim dhe një partneritet. Është ideale edhe për takime intime të fshehta në jetën tuaj personale.

Shigjetari-Është momenti që sot deri më 26 të fokusoheni në karrierën tuaj sociale. Do keni shumë takime dhe kontakte. Kujdes se si të veproni sepse mënyra si ju do të veproni mund të bëhet objekt diskutimi nga të tjerët. Pra sa më të përpiktë, aq më mirë do lini mbresa dhe përshtypje tek të tjerët sepse kjo do funksionojë në sferën tuaj profesionale. Nga e mërkura deri të premten mund të keni shanse në jetën tuaj profesionale, por edhe shanse në jetën tuaj personale. Është shumë e rëndësishme që të mos nxitoheni këto ditë. Pra nga data 11 deri në datën 13, me fokus datën 12 me qëllim që të bëni zgjedhjen e duhur. Jo gjithmonë sasia përcakton cilësinë. Kështu që nxitimi mund të sjellë humbjen e cilësisë. Nga ana tjetër në fundin e javës, dilni, takoni shokë e miq pasi do keni shanse të zgjeroni rrjetin tuaj social për të gjetur partnerin ose bashkëpunëtorin që kërkoni.

Bricjapi-Një periudhë shumë më e mirë për planet tuaja profesionale, për planet lidhur me jashtë shtetit, planet lidhur me të ardhmen dhe ato lidhur me zgjidhjen e një çështje ligjore nëse ju preukopon apo studimet. Kjo javë duke e filluar nga e mërkura deri të dielën ju krijon shanset ideale të përmirësoni kushtet në punë, njëkohësisht përditshmërinë tuaj. Për gjithë këtë do të gjeni mbështetjen e duhur, e cila do të sjellë lulëzim në karrierë dhe jetën tuaj sociale. Nuk përjashtohet mundësia të ngreni një barrë përgjegjësie që jeta juaj sociale dhe për të gjithë, jo vetëm për ju, mund të shoqërohet me ndonjë fejesë, dasmë, dhe mund të ketë shumë evente në fund të kësaj jave për të gjithë.

Ujori-Periudhë ideale për ju. Data 12 dhe sidomos fundi i javës, e shtuna dhe e diela, por kryesisht e diela pasdite janë ditë me fat për ju dhe ditë që do të sjellin afër të dashurit tuaj, mund t’ju sjellë afër njeriun e zemrës. Mund të sjellë një udhëtim ku mund të kaloni bukur e të shënjojë për ju që të merrni shkas për të bërë lëvizje të tjera që do të sjellin ndryshim në jetën tuaj. Është një periudhë ku do të fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët. Sot e deri në datën 26 nuk do të fokusoheni vetëm në bashkëpunimet financiare, por do të fokusoheni edhe në cilësinë e jetës. Pra do të kërkoni brenda jush cilat janë dëshirat tuaja më të thella. Cilat janë ato që doni të arrini? Përfitoni në sferën e dashurisë, në sferën e investimeve dhe në sferën e jetës suaj profesionale, por edhe në arritjet tuaja për të ardhmen në pjesën e dytë të javës.

Peshqit-Jeni në një periudhë dhe kjo do të vazhdojë, ku gjithmonë duhet të ngrini barrën e përgjegjësisë. Duhet të qëndroni sa më pranë realitetit, të jeni të përgjegjshëm për veprimet tuaja. Kjo javë, që sot deri në 26, krijojnë shanse unike për marrëdhëniet tuaja, bashkëpunime, ndaj të jeni të vëmendshëm, të përqendruar dhe të pranoni të tjerët e ofrimet që do ju bëjnë ata. Javë e rëndësishme për të zgjidhur probleme me bashkëpunëtorët dhe me partnerin për çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj, që kanë të bëjnë me pronën, me zyrën, në vendin ku punoni. Fundi i javës do ju sjellë diskutime dhe shanse, të merrni mbështetje për të realizuar diçka me prona lidhur me shtëpinë, për të krijuar një bashkëpunim që do të sjellë të ardhura më të mira. Pra një kombinim i mirë i kapje e shanseve dhe të mundësive që krijohen sëbashku me përgjegjësinë, disiplinën dhe qëndrimin afër realitetit, do të udhëheqë në një sukses nga ana juaj./tvklan.al