Soreca: Të vazhdojë zbatimi i Reformës në Drejtësi



Soreca: Të vazhdojë zbatimi i Reformës në Drejtësi

09:29 26/06/2020

“Shkolla e Magjistraturës ka në dorë të ardhmen e reformës”

“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”. Kështu e nis postimin e tij në rrjetet sociale ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori uroi të gjithë aplikantët për Shkollën e Magjistraturës. Kjo e fundit sipas tij ka në duar fatin e Reformës në Drejtësi pasi do të nxjerrë funksionarët e drejtësisë që në të ardhmen nuk do të lejojnë që të ketë ndërhyrje politike në sistem si dhe do të jenë të pavarur.

“Është shumë mirë që shikoj shumë të rinj shqiptarë që duan të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. U uroj më të mirën aplikantëve të sotëm për  magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 vende për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistratëve. Shkolla ka në dorë të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe BE-ja është në krah të saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, të cilët janë të pavarur, gati për të përballuar ndërhyrjet politike dhe presionin e mediave”, shkruan Soreca në Twitter./tvklan.al




Të ngjashme