Sot debati për shkarkimin e Metës – TV KLAN

Sot debati për shkarkimin e Metës

Kuvendi thirrje presidentit të reflektojë

Parlamenti zhvillon sot mocionin me debat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kjo do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në punimet e seancës së sotme plenare.

Në draftrezolutën e miratuar dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve thuhet se Akti i Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve është i kundraligjshëm  dhe ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor të shpallur dhe të sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor mazhoranca e sheh si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës. Kuvendi i bën thirrje Presidentit të reflektojë për ta kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione