Tirana luan me Partizanin në Air Albania

Java e gjashtë e Superligës do të nisë sot me derbin e kryeqytetit. Tirana nuk po gjen qëndrueshmërinë këtë sezon do të luajë me Partizanin që është në formë në orën 18:00 në ‘Air Albania’.

Bardheblutë pas fitores në javën e parë ka marrë vetëm 2 pikë në 4 pasardhëset, ndërsa të kuqtë kryesojnë renditjen me 10 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të dytë. Tirana pas Cale që mungon prej kohësh, nuk do të ketë edhe Çelhakën.

Në formacionin që do të hedhë Nevil Dede në fushë pritet që Muçi të udhëheqë sulmin, ndërsa do të vendoset para takimit për Torassa. Partizani është më i plotë, pasi Ilir Daja nuk ka dispozicion vetëm sulmuesin Brown.

Të kuqtë do të mbështesin sulmin e tyre te Lucas Cardoso dhe Solomon. Tirana me një fitore mund të largonte krizën e rezultateve, ndërsa Partizani do të zgjaste vijueshmërinë.

Tv Klan