SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti



SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

11:30 14/04/2021

Rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit

SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila liroi kardiokirurgun e akuzuar për shpërdorim detyre.

Shefit të Kardiokirurgjisë iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milionë lekë të reja në shtëpi dhe në zyrë. Aktualisht ai po hetohet nën masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Mjeku i njohur u arrestua pas zbardhjes së përgjimeve të sekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 10 persona të tjerë.

Tv Klan







Të ngjashme