Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Uniko, Spartak Koka, ka publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan pamjet e vrasjes së Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut, ngjarje e ndodhur më 5 Tetor 2021 në Elbasan.

Në këto pamje, dy viktimat qëndrojnë qetësisht në këmbë duke biseduar me njëri-tjetrin. Aty afrohet makina e autorëve, një mjet tip Benz, të cilën vërtiten përreth karburantit, me gjasë për t’u siguruar për dy objektivat e tyre.

Më pas ndalojnë shumë pranë Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut. Nga dera e parë e pasagjerit zbret njëri prej vrasëse dhe qëllon me breshëri arme. Del edhe personi i dytë nga makina dhe qëllon në drejtim të shënjestrave. Të dy, Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollaku mbetën të vrarë.

Gazetari Spartak Koka deklaroi se bashkë me dy viktimat ishte edhe një person i tretë, Florenc Çekrezi. Ky person i shpëtoi atentati, duke mos e prekur asnjë plumb.

Gazetari Koka deklaroi se Florenc Çekrezi, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit para hetuesve të SPAK, ka qenë personi që vendosi tritolin në shtëpinë e Talo Çelës.

Kujtojmë se Florenc Çekrezi u arrestua sot si pjesë e operacionit të SPAK për goditjen e 8 bandave kriminale që veprojnë në 3 qytete. /tvklan.al