Çeshtja e sigurisë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe lufta e paligjshme në këtë zonë, është në vëmendje të NATO-s. Kjo ishte dhe tema e takimit të zhvilluar sot me drejtorët e task forcës për Ballkanin pranë NATO-s me ministrin e Rendit Spartak Poçi. Kalimi i paligjshëm i kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të dëmtojë situatën e sigurisë. Për këtë kryetari i ri i Alencës deklaroi se është e domosdoshme rritja e bashkëpunimit të KFOR dhe UMNIK në policinë dhe ushtrinë shqiptare.

Poçi deklaroi se kohët e fundit janë marrë masa kundër elementëve destabilizuese dhe për të eliminuar plotësisht trafikun e paligjshëm kufitar. Pasi analizoi në këtë këndvështrim ngjarjet më të fundit në Kukës, Poçi u deklaroi zyrtarëve të NATO-s se kohët e fundit është krijuar një strutkturë e posaçme policore që ruan sigurinë në rrugën Durrës-Kukës për bashkëpunimin me policët e rretheve nga kalon kjo rrugë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego