Edhe pse opozita ka djegur mandatet për t’u dorëhequr nga Kuvendi, ministrja Elisa Spiropali gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se pavarësisht asaj që thonë ndërkombëtarët, mazhoranca e ka dorën e zgjatur tek opozita.

“Pavarësisht asaj që thonë eurodeputetë ne e kemi dorën e zgjatur tek opozita, ja ku janë institucionet, sheshi, mejdani, ja ku janë zgjedhjet, hajdeni bëjeni, po tani mund ta bëni dhe ju (media)se opozita ka dalën në arrati. Opozita ka hequr dorë nga një detyrim”

.

Sipas Spiropalit opozita ka nevojë për riformatim.

“Në një vend që kërkon të funksionojë, të vuajnë krizën e tyre, ose ti kthehen mejdanit, të vinë të tjerët. Opozita nuk është pronë që ta lë babai me tapi, opozita është vokacion, është qëndrim është një mënyrë për të gjetur një alternative qeverisëse. Opozia ka nevojë për riformatim”, 

tha minsitrja Spiropali.

/tvklan.al