Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur akuza ndaj opozitës së bashkuar, e cila ditën e sotme firmoi marrëveshjen për koalicion. Ministrja socialiste tha se opozita nuk sjell asnjë emër të ri dhe se janë të njëjtët njerëz që sipas saj duan të ndajnë “Shqipërinë copa-copa”.

 “Kush do i ndërtojë 4500 shtëpitë e banimit, apartamentet, lagjet e reja? Shpëtimi? Kush do i vaksinojë shqiptarët? Ky Nardi? Po turizmin, kush do i sjellë 10 milionë turistë në Shqipëri, ky Agroni? Po infrastrukturën, kush do i ndërtojë aeroportet, Mona? U duken çudi këtyre që do ndërtohen aeroporte në Shqipëri se kur ke një kandidat për kryeministër që është aeroplan pa bisht për çfarë të duhet fare pista, s’të duhen as aeroportet. Fli gjumë, shih ëndrra dhe sill këtë listë këtu. Po votën e emigrantëve pse e pengojnë? Çfarë kanë këta me votën e emigrantëve? Kanë frikë se nuk do i votojnë? Se kanë katër vjet që thonë se po ikin shqiptarët nga Edi Rama. Shqiptarët po ikin nga këta, nga ko listë që janë gjithmonë të njëjtët, mercenarë, të shitur, të blerë. Këta gjithmonë në krye, këta ministra, këta duan drejtoritë, këta duan të ndajnë Shqipërinë, copa-copa. Po Shqipërinë europione dhe Shqipërinë faktor rajon kush do e bëjë, Flamur Noka? Flamur Noka që thotë sot e kësaj dite do u presim gishtat do u nxjerrim sytë kundërshtarëve. Po pse mo këta janë alternativa”?

Alternativa e vetme sipas Spiropalit është Partia Socialiste.

“Ka vetëm një rrugë, t’i vesh vizën, tu heqësh kryqin këtyre, me identifikim elektronik, pa identifikim elektronik, me votë emigrantëve, pa votë emigrantësh, me lista të hapura, me lista të mbyllura të gjithë në votime më  25 Prill për të mbyllur hendekun mes Shqipërisë që gjetëm që e kishin marrë peng këta dhe Shqipërisë që duam dhe këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, PS-ja dhe kjo mazhorancë që ka kaluar në këto dy vite në kushte të vështira 420 akte që i përgjigjen situatës”, tha Spiropali./tvklan.al