Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Spital fushor për kosovarët në Durrës. Nje nga nismat e palës italiane që administron kampin e të ardhurve ndërtimin e një kampi fushor tashmë është realizuar. Në këtë spital fushor punojnë vullnetarisht mjekë ushtarakë të njohur italianë. Që nga hapja e këtij spitali brenda një kohe të shkurtër janë kryer 345 analiza radiologjike, 47 pacientë me plagë të rënda kanë marrë mjekime në këtë spital.

Sipas mjekëve të këtij spitali fushor nuk kanë munguar as rastet e rënda si rasti i vajzës 11-vjeçare e sapoardhur nga Kosova e plagosur nga një predhë në krah i është nënshtruar operacionit të menjëhershëm. Mjekët italian tregojnë se bënë çmundën për ti shpëtuar vogëlushes jetën dhe për tja arritur kësaj ata u detyruan t’i presin asaj krahun.

Këtu  nuk mungojnë dhe gratë shtatzëna. 12 gra shtatzëna presin të lindin. Mjekët gjinekologë thonë se nuk kanë vërejtur shenja dhune ndaj tyre. Megjithatë mjekët shprehin shqetësimin e tyre për ndonjë epidemi. Sëmundje të lëkurës apo përhapje të parazitëve dhe kjo për shkak të mungesës së papastërtisë dhe higjenës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj