Ekipi i “Skënderbeu” nuk është paraqitur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” ku do të luante përballë ekipit të “Tirana” duke bojkotuar kështu ndeshjen. Drejtuesit e ekipit korçar kishin deklaruar dhe më parë se nëse Komiteti i Apelit nuk do të ndryshonte masën e Federatës së Futbollit që ekipi korçar humb ndeshjen me “Vllazninë”, ata do të bojkotonin fushën dhe e mbajtën fjalën. Sipas rregullit, gjyqarët pritën 30 minuta dhe u futën në fushë me ekipin e “Tirana” ku dhe morën pikët e fitores. Trajneri i “Tirana”, Mellan Baci u shpreh se ekipi i tij ishte i përgatitur për tu përballur me ekipin kundërshtar.

Pamje futboll, stadiumi “Selman Stermasi”. Trajneri i Tiranës Mellan Baci intervistë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj