Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është zhvilluar sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për të diskutuar rreth situatës të krijuar në klubin e futbollit Partizani. Megjithëse nuk ka qenë i pranishëm presidenti i FSHF Miço Papadhopulli, mbledhja është zhvilluar nën drejtimin e Zv/Presidentit Bejkush Birçe.

Pas dikutimeve në votim, katër anëtar ishin për pranimin e vendimit të Gjykatës së Faktit Tiranë e cila e quan të paligjshëm drejtimin e Partizanit nga italiani De Simone, ndërsa tre anëtar ishin kundër këtij vendimi.

Ka për funduar vizitën tre ditore në vendin tonë, drejtori i departamentit të zhvillimit të tenisit europian e botëror, italiani Luca Santili. Gjatë ditëve të qëndrimit ai ka ndjekur dhe ka parë nga afër punën e Federatës Shqiptare të Tenisit. Federata Ndërkombëtare e Tenisit, jep çdo vit ndihma të konsiderueshme në material e vlerë monetare për zhvillimin e tenisit në vendin tonë.

Për këtë qëllim italiani Santili është takuar dhe me Zv/ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kreshnik Tartari dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tiranës Buran Kaceli. Federata Ndërkombëtare e Tenisit do të mbështesi në vlerë monetare për ndërtimin e një fushe tenisi që akoma nuk po gjen zgjidhje nga organet tona shtetërore./tvklan.al